Çfarë është ankthi dhe si të ndihmojmë fëmijët ta përballojnë atë?

Date:

Share post:

Është krejtësisht normale që fëmijët të ndihen të shqetësuar apo të frikësuar në momente të caktuara, si për shembull përpara një provimi, kur flasin në publik apo kur ndeshen me situata të reja në shoqëri. Por kur shqetësimi vazhdon për një kohë të gjatë dhe ndikon negativisht në jetën e përditshme, atëherë ankthi kthehet në problem serioz.

Çfarë është ankthi?

Ankthi është ndjenja e frikës apo panikut që ndiejmë kur jemi të shqetësuar për diçka. Në doza të vogla, kjo ndjenjë është natyrale dhe madje mund të na ndihmojë të shmangim rreziqet. Por, kur ankthi bëhet i vazhdueshëm, ai mund të përforcojë ndjesinë e pasigurisë dhe të shkaktojë vështirësi të mëdha emocionale dhe fizike.

Çfarë e shkakton ankthin?

Shkaqet e ankthit mund të jenë të ndryshme dhe jo gjithmonë të lehta për t’u përcaktuar. Në situata stresuese, truri ynë aktivizohet për t’u përballur me rrezikun, duke na mbajtur të përqendruar, të përgatitur për reagim dhe shpesh duke e rritur ritmin e zemrës. Te fëmijët, kjo ndjesi mund të manifestohet në forma të ndryshme, varësisht nga mosha dhe përvoja.

Ankthi gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës

Nga 6 muajsh deri në 3 vjeç, fëmijët shpesh përjetojnë ankthin e ndarjes, bëhen të kapur pas prindërve dhe qajnë kur ndahen prej tyre. Kjo është një fazë normale e zhvillimit që zakonisht zhduket rreth moshës 3-vjeçare.
Fëmijët parashkollorë mund të zhvillojnë frikëra specifike si nga kafshët, errësira apo lartësitë, të cilat zakonisht kalojnë me kalimin e kohës.
Shqetësimet për shkollën e re, provimet apo situatat shoqërore janë të zakonshme te fëmijët më të rritur. Por nëse këto ndjenja zgjasin gjatë dhe ndërhyjnë në mësim, lojë apo jetën në shtëpi, mund të jetë koha për të kërkuar ndihmë profesionale.

Shenjat dhe simptomat e ankthit te fëmijët
Simptomat e ankthit mund të jenë si fizike, ashtu edhe emocionale:

Fizike:

-Vështirësi në frymëmarrje
-Dhimbje koke ose marramendje
-Rrahje të shpejta të zemrës
-Të përziera, dhimbje stomaku ose nevoja të shpeshta për të shkuar në tualet
-Vështirësi në gjumë dhe humbje oreksi
-Djersitje e tepruar dhe gojë e thatë

Emocionale dhe mendore:

-Vështirësi në përqendrim-Ndjesi paniku apo frike të pashpjegueshme
-Ndjesi të rëndimit emocional apo mungesë kontrolli
-Lodhje, nervozizëm dhe nevojë e vazhdueshme për siguri

Çfarë është ankthi dhe si të ndihmojmë fëmijët ta përballojnë

Sigurojini që ndjenja do të kalojë: Kujtojini fëmijës se ankthi është i përkohshëm dhe do të kalojë.

Diskutoni për ndjenjat: Pyesni fëmijën se si ndihen kur janë të shqetësuar, çfarë ndodh në ato momente dhe sa zgjat ndjenja.

Zhvendosni fokusin:Në vend të pyetjeve të brendshme si “pse mua?”, ndihmojini të përqendrohen te diçka konkrete, si për shembull “Çfarë dëshiron të hash për darkë?”.

Mbështetni zakonet e shëndetshme: Gjumi dhe ushqimi i mirë ndikojnë pozitivisht. Fëmijët 6-12 vjeç kanë nevojë për 9-12 orë gjumë, ndërsa adoleshentët për 8-10 orë.

Përdorni shqisat: Uluni së bashku dhe udhëzojeni fëmijën të përmendë: 4 gjëra që sheh, 3 që dëgjon, 2 që nuhat dhe 1 që shijon.

Praktikoni frymëmarrjen abdominale: Vendosni dorën në bark, merrni frymë thellë për 5 sekonda dhe nxirreni po për 5 sekonda. Shpjegojini se barku fryhet si tullumbace dhe shfryhet ngadalë kur nxjerrin frymën.

Kur është koha për ndihmë profesionale?

Nëse ankthi ndikon ndjeshëm në jetën e përditshme të fëmijës, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek apo specialist të shëndetit mendor. Ata mund të japin një vlerësim dhe të sugjerojnë trajtimin e duhur. Terapitë me bisedë apo këshillimi psikologjik janë forma efektive ndihme.

Është e rëndësishme të kujtojmë se ndjenjat e ankthit nuk janë pasojë e mënyrës së prindërimit. Fëmijët nuk shfaqin ankth për të kërkuar vëmendje, por sepse ndihen të tejmbushur emocionalisht. Me dashuri, përkujdesje dhe mbështetje të duhur, ankthi mund të menaxhohet dhe të kalohet me sukses.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...

Sulm masiv me dronë i Ukrainës ndaj Rusisë

Rusia është përballur me një sulm masiv me dronë ukrainas gjatë natës, ku sipas autoriteteve ruse kanë humbur...