Operacion i madh antidroge në Shqipëri dhe Itali: 52 urdhër-arreste, përfshirë “Visin e Pojës” – Sekuestrohen miliona euro pasuri

Date:

Share post:

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës është duke u zhvilluar që në orët e para të mëngjesit në Shqipëri dhe Itali. Operacioni, me emrin “Ura”, po drejtohet nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me bashkëpunimin e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë në Tiranë dhe Policisë së Shtetit, nën koordinimin e Eurojust-it dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë.

Janë lëshuar gjithsej 52 urdhër-arreste në disa qytete shqiptare, përfshirë Durrësin, Vlorën dhe Fieri, ndërkohë që janë sekuestruar pasuri me vlerë disa milionë euro. Të përfshirë në këtë rrjet kriminal rezultojnë avokatë, zyrtarë të policisë, administratorë kompanish, biznesmenë si dhe figura të njohura të botës së krimit.

Ndër emrat e përfshirë është edhe Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, një personazh me precedentë penalë në Shqipëri. Ndaj tij është lëshuar një tjetër urdhër-arrest, ndërsa vitin e kaluar gjatë kontrolleve në banesën e tij u sekuestruan rreth 3 milionë euro cash. Urdhërarresti është lëshuar gjithashtu për Ligor Çombashin, administrator i një agjencie udhëtimi, për avokatin Armand Tragaj në Durrës, një ish-punonjës policie dhe një tjetër të identifikuar si Orges Molla.

Deri tani janë ekzekutuar dhjetë masa sigurie, ndërsa operacioni po vijon me pjesëmarrjen e agjentëve të BKH-së, Policisë së Shtetit dhe Antimafias italiane.

Në orën 11:30, do të mbahet një konferencë për shtyp nga kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurori i Barit Roberto Rossi, drejtori i Antimafias italiane, Gjeneral Michele Carbone, si dhe përfaqësuesi i Eurojust për Italinë, Gianluca Forlani.

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e masave për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në të dy vendet, si dhe zbatimin e urdhrave të arrestit për 52 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit të DIA-s, kjo goditje është pjesë e një projekti të gjerë hetimor të përbashkët ndërmjet DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, për të shkatërruar rrjetet shqiptare që kontrollojnë trafikun e kokainës dhe heroinës mes Ballkanit, Europës Veriore dhe Italisë jugore.

Operacioni “Ura” vjen si vazhdim i ndërhyrjeve të mëparshme policore të koduara “Shefi”, “Kulmi” dhe “Shpirti”./ Shqiptarja

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...