Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, ende pa autor

Date:

Share post:

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Ermir Dedjas në Durrës vijojnë intensivisht, por ende nuk është identifikuar asnjë i dyshuar konkret për ekzekutimin. Grupi hetimor është fokusuar në mbledhjen e çdo të dhëne që mund të çojë në gjurmët e autorëve, ndërsa pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë marrë në pyetje nëna e viktimës, të afërm të tij si dhe miq të ngushtë, të gjithë në cilësinë e personave që mund të ndihmojnë në hetim.

Dedja u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së martës, në një atentat të mirëorganizuar me karakter mafioz, ndërkohë që autorët mbeten ende të paidentifikuar. Pak orë pas ngjarjes, në Gërdec të Tiranës, policia gjeti të djegur një automjet të dyshuar se ishte përdorur në krim, brenda të cilit ndodhej edhe arma e zjarrit. Kjo është një metodë tipike që përdoret nga autorët për të zhdukur gjurmët përmes zjarrit, duke vështirësuar identifikimin e tyre.

Hetimet vijojnë në disa pista.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...