Një maroken dhe një shqiptar në kërkim për vrasjen e Ermir Dedjas. Ja detajet që po çojnë drejt zbardhjes së krimit

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një shtetas maroken dhe një shqiptar, të dy të dyshuar për përfshirje indirekte në vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja, ngjarje e ndodhur më 20 maj në lagjen nr. 18 të qytetit. Edhe pse nuk janë autorë të drejtpërdrejtë të vrasjes, ata konsiderohen kyç në hetim, pasi kanë siguruar automjetin e përdorur në krim, i cili më pas u gjet i djegur në Gërdec.
Sipas hetimeve, rreth tre muaj më parë, shtetasi maroken kishte futur në Shqipëri, për llogari të shtetasit shqiptar, automjetin që u përdor në atentat. Numri i shasisë së mjetit ka ndihmuar në identifikimin e tyre. Të dy personat akuzohen për trafikim të mjeteve motorike dhe sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes.

Verifikimet në sistemin TIMS kanë treguar se të dy janë larguar nga vendi. Policia shqiptare po bashkëpunon me autoritetet italiane për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Hetimet kanë dëshmuar që krimi është një atentat mafioz dhe pista kryesore është ajo e hakmarrjes. Dyshohet se Dedja dhe pse nuk ruhej ka marrë pjesë në një ngjarje kriminale, si pjesë e bandës së Avdylajve të Shijakut.
Ermir Dedja u godit me dy plumba, por vetëm njëri prej tyre qe fatal pasi i preku aortën. Autori ka qëlluar 6 herë. Dy nga plumbat mbi trupin e viktimës dhe 4 të tjerët kanë rënë mbi qendrën shëndetësore. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë. Nga trupi i viktimës është nxjerrë një nga predhat, ndërsa në makinën e djegur bashkë me armën e krimit, një kallashnikov u gjet dhe një gëzhojë. Për të tjerat, autorët janë kujdesur t’i hedhin jashtë makinës teksa largoheshin me të pas vrasjes së Dedjas.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...