Miqësorja/ Shqipëria U-19 barazon ndaj Bullgarisë 2-2 në stadiumin “Etropole”

Date:

Share post:

Kombëtarja shqiptare U-19 barazoi në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë me rezultatin 2-2 në stadiumin “Etropole”.

Sipas FSHF, kuqezinjtë ishin shumë pranë fitores, por pësuan gol në fundin e takimit dhe sfida u mbyll në barazim. Për Shqipërinë U-19 në këtë ndeshje shënuan Xhoi Nuredini dhe Devid Hoxha. Trajneri Julian Ahmataj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Daniele Culi (GK), Yoni El Malem, Ardi Mulaj, Besalet Krasniqi, Samuele Sina, Matia Huqi, Kleo Shpuza, Xhoi Nuredini, Ergis Arifi (C), Artan Latifi, Laert Krasniqi.

Shqipëria kaloi shumë shpejt në avantazh, duke realizuar në minutën e 9-të me një gol fantastik nga goditja e dënimit të Xhoi Nuredinit. Megjithatë, Bullgaria reagoi menjëherë dhe barazoi rezultatin me Emil Naydenov. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. 

Në pjesën e dytë, trajneri Ahmataj kreu disa zëvendësime për të tentuar fitoren. Në fushë u aktivizuan edhe Devid Hoxha, Tedi Malaj, Rinaldo Nela dhe Ledion Fikaj. Ishte Devid Hoxha që shënoi golin e dytë për Shqipërinë në minutën e 69-të, pas një aksioni të bukur nga krahu dhe një goditjeje me kokë që përfundoi në rrjetë.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores për kuqezinjtë, Bullgaria arriti të barazojë në minutën 90+2 me Boris Todorov, duke e mbyllur sfidën në shifrat 2-2.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...