E gjitha për të shlyer një borxh prej 15 dollarësh

Date:

Share post:

Shumica prej nesh nuk do të shqetësohej shumë për një borxh kaq të vogël. Por për Walter Hunt, në vitin 1849, ato 15 dollarë kishin peshën e një mali. Në një qoshe të errët të Nju Jorkut industrial, shpikësi amerikan nuk gjente më paqe. Ai nuk kërkonte lavdi, as pasuri. Thjesht një zgjidhje.

U mbyll në punishten e tij të vjetër, mes skicave të shpifura, mjeteve të ndryshkura dhe heshtjes që e shtypte. E ndjekur nga nevoja, mendja e tij filloi të bredhë. Mendoi për gjilpërat, të dobishme, por të rrezikshme. Sa gishta të shpuar, sa aksidente të panevojshme. Po sikur ekzistonte një mënyrë më e sigurt për t’i përdorur?

Mori një tel bronzi dhe nisi ta përkulte. Jo me plan, por me instinkt. Lidhje pas lidhjeje, përkulje pas përkuljeje, në duart e tij lindi një mrekulli e thjeshtë: një gjilpërë me siguresë. Me majën e fshehur në një sustë. Të vogël, por gjeniale. Praktike, e sigurt, e ndërtuar për njerëzit.

Më 10 prill të po atij viti, Walter Hunt regjistroi patentën. Nuk vonoi shumë dhe e shiti shpikjen për 400 dollarë. Mjaftueshëm për të shlyer borxhin dhe për të marrë frymë më lirë. Ai nuk e dinte se çfarë kishte nisur.

Gjilpëra me siguresë, që sot gjendet në çdo shtëpi, në çdo kuti ndihme të parë, në çdo cep të jetës së përditshme, lindi nga nevoja. Një shpikje që nuk u bë për famë, por për mbijetesë. Dhe megjithatë, shpëtoi gishta, ndihmoi në plagë, lidhi rroba, shoqëroi nisma, revolucione, madje edhe modën.

Walter Hunt nuk kërkonte asgjë tjetër veçse të dilte nga një situatë e vështirë. Por në përpjekjen për të zgjidhur një problem të vogël, ai krijoi një zgjidhje të madhe. Një objekt i heshtur, por i përjetshëm.

Sepse ndonjëherë, idetë që ndryshojnë botën nuk lindin nga inspirimi qiellor, por nga nevoja më tokësore. Dhe kjo është ajo që i jep vlerë të vërtetë shpikjeve, kur ato lindin për njerëzit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...