Vrau Xhuvanin, Paplekaj do të qëndrojë ende në burg. Ja pse gjyqtari shtyu vendimin

Date:

Share post:

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Arber Paplekajt për lirim me kusht nga burgu është shtyrë sërish. Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 19 shtator, në orën 09:45 dhe
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një përfaqësuesi të Shërbimit të Provës, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme në këtë fazë.
Arber Paplekaj, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, po vuan aktualisht një dënim me burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në prill të vitit 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Ai u dënua përfundimisht me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit që ia uli dënimin pasi ndryshoi cilësimin e veprës penale nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje në kushtet e tronditjes psiqike. Teksa ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit, mbrojtja e tij ka kërkuar përfitimin e lirimit me kusht.
Seanca e shtatorit pritet të jetë vendimtare për kërkesën e Paplekajt që nuk mori pjesë në seancë, në të cilën përfaqësohej nga avokati.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Arrestohet në Vorë 41-vjeçari i rrezikshëm, në arrest shtëpie!

Arrestohet në Vorë 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça. Momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...