Detaje mbi konfliktin e përgjakshëm në Ksamil, dhunohet pronari i hotelit…

Date:

Share post:

Një konflikt i ashpër mes dy biznesmenëve lokalë ka përfunduar me dhunë fizike këtë të shtunë në Ksamil, duke u zhvendosur dhe në sytë e pushuesve që ishin në plazh. Ngjarja ka ngritur shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve gjatë sezonit turistik. Ngjarja e rëndë deklarohet se ka ndodhur fillimisht brenda ambienteve të “Euro Hotel Ksamil”, ku është dhunuar me sende të forta pronari i këtij hoteli, Albert Pashaj.

Sipas burimeve nga vendngjarja, si autor i dyshuar i dhunës është identifikuar Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”. Konflikti mes tyre dyshohet të ketë lindur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi vendosjen dhe administrimin e çadrave në një segment të vijës bregdetare, përballë hotelit të Pashajt. Kjo zonë, si në shumë raste të tjera përgjatë jugut të vendit, rezulton të jetë objekt pretendimesh për pronësinë dhe kontrollin e hapësirave publike të plazhit, sidomos në kulmin e sezonit turistik.

Policia e Sarandës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit. Burime zyrtare bëjnë me dije se Pashaj është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Agim Taraj pritet të merret në pyetje nga grupi hetimor.

Edhe këtë sezon, ngjarja hedh dritë mbi problematikën e përvitshme që lidhet me keqmenaxhimin e hapësirave publike në bregdet dhe mungesën e rregullimit të qartë ligjor për administrimin e tyre, që shpeshherë përfundon në konflikte mes subjekteve private.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...