U mbytën, dy vëllezërit e mitur përcillen për në banesën e fundit

Date:

Share post:

Një atmosferë zie dhe dhembjeje mbuloi pasditen e së shtunës fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku familjarë dhe banorë i dhanë lamtumirën e fundit dy vëllezërve të mitur, Darvin dhe Francesk Bica, të moshës 10 dhe 8 vjeç. Dy fëmijët humbën jetën tragjikisht një ditë më parë, pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Ngjarja e rëndë tronditi komunitetin lokal dhe më gjerë, për shkak të moshës së njomë të viktimave dhe rrethanave të ngjarjes. Sipas të afërmve, Darvini dhe Francesku kishin dalë në fushat pranë lumit për të ruajtur bagëtitë e familjes, një detyrë që e përmbushnin shpesh për të ndihmuar prindërit. Por lëvizja drejt brigjeve të lumit për t’u freskuar rezultoi fatale për ta. Dyshohet se njëri prej vëllezërve ka rënë në ujë dhe tjetri ka tentuar ta ndihmojë, por të dy janë përfshirë nga rrjedha dhe nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Trupat e pajetë të fëmijëve u gjetën pak orë më vonë. Sot, në një ceremoni tejet prekëse lamtumire, njerëz të shumtë u mblodhën për të shoqëruar vëllezërit drejt banesës së fundit.

Nëna dhe babai i tyre, të shkatërruar nga dhembja, ndërsa lotët dhe heshtja mbizotëronin mes qindra pjesëmarrësve. Fëmijët ndihmonin sa të mundnin në punët e përditshme të shtëpisë.

Kjo ngjarje e rëndë ngre edhe njëherë alarmin për sigurinë e fëmijëve dhe nevojën për më shumë vëmendje institucionale ndaj familjeve në zonat rurale, ku fëmijët shpesh herë detyrohen të marrin përsipër përgjegjësi që nuk i takojnë moshës së tyre.

Ndërsa Elbasani vajton dy engjëj të vegjël, historia e Darvinit dhe Franceskut mbetet një thirrje e dhimbshme për kujdes dhe ndërgjegjësim më të madh shoqëror.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...