Përplasje fizike në plazhin e Kavalishencës (konvaleshencës) në Durrës, pushuesit ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin

Date:

Share post:

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe një punonjës i plazhit që kujdesej për rregullin dhe mirëmbajtjen e çadrave.

Përplasja ka nisur pas një paralajmërimi që punonjësi i plazhit u ka bërë dy të rinjve, të cilët po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke shqetësuar pushuesit e tjerë. Kjo ka shkaktuar një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike.

Punonjësi shtyhet nga të rinjtë dhe përplaset në tokë. Situata u përshkallëzua për pak minuta, por fatmirësisht u neutralizua falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë, shumica e të cilëve janë punonjës policie, që ndodheshin pranë dhe arritën të qetësonin palët.
Në lidhje me konfliktin nuk ka pasur asnjë denoncim në polici, duke e mbyllur çështjen me aq, por për disa pushues të pranishëm ngjarja është tejet shqetësuese pasi lidhet me sigurinë në një plazh që duhet të jetë nga më të sigurtët.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...