Policia zbarkon te News 24, bllokohet sinjali televiziv

Date:

Share post:

Një operacion policor në orët e para të kësaj të shtune ka përfshirë mjediset e televizionit News 24 dhe të grupit mediatik Panorama Group, duke shkaktuar dhe reagime të forta nga organizatat e gazetarëve.

Policia nuk lejon gazetarët të hyjnë në godinë dhe të ushtrojnë detyrën e tyre misionare, si çdo ditë. Sinjali televiziv i News 24 është bllokuar.
Sipas informacioneve të konfirmuara dhe nga kolegët gazetarë, si dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), forca të shumta policore, të shoqëruara nga mjete dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, kanë hyrë në ambientet e kompanive mediatike Media Focus Group dhe Panorama Group. Autoritetet pretendojnë se këto godina janë pronë shtetërore dhe duhet të lirohen, ndërsa drejtuesit e kompanisë theksojnë se i kanë marrë me qira prej dekadash. Çështja ka qenë më herët objekt përplasjesh dhe proceseve gjyqësore mes palëve.

UGSH ka shprehur shqetësim për zhvillimet e sotme, duke paralajmëruar se ndërhyrja e autoriteteve mund të pengojë dhe madje të ndërpresë punën e gazetarëve, duke cenuar transmetimin e një kanali informativ të rëndësishëm në hapësirën mediatike kombëtare.

“Ne po ndjekim me vëmendje komunikimin dhe sqarimet e palëve në këtë përplasje, e cila ka një histori pararendëse. Jemi në alert për lirinë e medias dhe për ushtrimin e funksionit nga gazetarët e këtij seti mediatik”, thuhet në deklaratën zyrtare të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ndërhyrjen dhe arsyet e saj, ndërsa në ambientet e kompanive vijon prania e forcave të rendit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...