Vrasja e Manzës, Lirohen katër të arrestuarit. Autori ende në kërkim

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka vendosur të shtunën lirimin e katër shtetasve të arrestuar për moskallëzim të krimit në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Manëz të Durrësit. Të arrestuarit, Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç, dhe Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, do të ndjekin detyrimin e paraqitjes dhe kanë ndalim të daljes jashtë vendit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë pa ndërprerje.

Ndërkohë, autori i dyshuar i njërës prej vrasjeve, Daniel Pepa, 21 vjeç, mbetet ende në kërkim. Ai dyshohet si autor i vrasjes së Flori Paluçit dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”. Në kërkim është edhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i akuzuar se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja që tronditi komunitetin e Manzës ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pas një sherri banal në një nga lokalet e zonës, ku humbën jetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Policia vijon punën intensive për gjetjen e dy të kërkuarve, ndërsa banorët mbeten të tronditur nga humbja e dy të rinjve.

Ndërkaq mësohet se njëri prej viktimave, Flori Paluçi ishte në kërkim për një plagosje të dyfishtë në Peruxhia të Italisë, ngjarje e ndodhur në qershor të këtij viti.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...