Goditet një rast i shitjes së narkotikëve në ambientet e një PlayStation-i në Durrës, pranga Mustës

Date:

Share post:

Një operacion i Policisë së Durrësit ka nxjerrë në pah një problem shqetësues që prek drejtpërdrejt sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve. Një 20-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se shiste doza kokaine, heroine dhe kanabisi në ambientet e një PlayStation-i, një hapësirë e frekuentuar kryesisht nga adoleshentë dhe të rinj.

Sipas Policisë, i riu, i punësuar në këtë aktivitet, dyshohet se kishte kthyer ambientin e argëtimit në një pikë shpërndarjeje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan dhjetëra doza të dyshuara kokaine (crack) dhe heroine, si dhe një sasi kanabisi.

Rasti ngre një alarm serioz për mënyrën se si droga depërton në vende ku çdo ditë mblidhen të rinj dhe fëmijë. PlayStation-et, qendrat e lojërave, lokalet pranë shkollave dhe ambiente të tjera sociale duhet të jenë hapësira të sigurta, jo vende ku të rinjtë ekspozohen ndaj rrezikut të narkotikëve.

Ekspertët e sigurisë dhe prindërit prej kohësh kanë ngritur shqetësimin se trafikantët po synojnë gjithnjë e më shumë grupmoshat e reja, duke shfrytëzuar vendet ku ata kalojnë kohën e lirë. Kjo e bën edhe më të rëndësishëm kontrollin e vazhdueshëm nga institucionet, por edhe vigjilencën e familjeve dhe komunitetit.

Ndërsa hetimet vijojnë, rasti i zbuluar në Durrës shërben si një sinjal alarmi për të gjithë: lufta kundër drogës nuk ka të bëjë vetëm me arrestimet, por edhe me mbrojtjen e të rinjve nga kontaktet e hershme me narkotikët në ambientet që duhet të jenë të dedikuara për argëtim dhe socializim.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...