I paraburgosuri humb jetën në burgun e Shkodrës, ishte në të njëjtën qeli me të birin

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, ku një i paraburgosur 62 vjeç ka humbur jetën pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes shëndetësore.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Ç. J., i lindur më 10 nëntor 1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J.

Sipas informacionit zyrtar, sapo u konstatua gjendja e rënduar shëndetësore, personeli mjekësor i burgut ndërhyri menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë. Më pas u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut.

Edhe pse gjatë transportit dhe në urgjencën e spitalit u kryen të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë, duke konstatuar vdekjen e tij.

Pas ngjarjes janë njoftuar organet kompetente, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së të paraburgosurit.

Në reagimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit dhe theksoi se do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë deri në sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lajmi në përditësim…

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...