Botërori 2026/ Mbyllen ndeshjet e grupeve, mësohen 16 çiftet e fazës me eliminim direkt

Date:

Share post:

Kupa e Botës 2026 mbylli mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare të gjitha ndeshjet në grupe. Pas këtyre përballjeve u mësuan edhe 16 çiftet që do të ndeshen mes tyre në fazën me eliminim direkt.

Gjithçka do të fillojë sot në mbrëmje në orën 21:00 me ndeshjen mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë. Në këtë fazë bien në sy përballje si Brazil – Japoni, Holandë – Marok dhe Portugali – Kroaci.

Argjentina, Gjermania, Anglia apo edhe Franca kanë rivalë të lehtë në letër. Nëse kalojnë këtë tur, Portugalia do të përballej me Spanjën në 1/8, apo me gjasë mund të kemi edhe një duel Gjermani – Francë më pas.

Vetëm tre ekipe i mbyllën grupet me pikë të plota (9), Meksika, Franca dhe Argjentina.

Kupa e Botës 2026, raundi i 1/16-ave:

Afrika e Jugut – Kanada

Brazil – Japoni

Holandë – Marok 

SHBA – Bosnjë Hercegovinë

Bregu i Fildishtë – Norvegji

Argjentinë – Kepi i Gjelbër

Francë – Suedi

Gjermani – Paraguai

Australi – Egjipt

Meksikë – Ekuador

Portugali – Kroaci

Kolumbi – Ganë

Angli – RD Kongo

Belgjikë – Senegal

Spanjë – Austri

Zvicër – Algjeri

Skema, rruga drejt finales:

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...