“Lin in Aqua 2”, Pogradeci mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit

Date:

Share post:

Pogradeci është kthyer në një qendër të rëndësishme të artit pamor me çeljen e edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit “Lin in Aqua 2”. Mbrëmjen e kaluar, në ambientet e Galerisë së Arteve të qytetit u inaugurua ekspozita ndërkombëtare, duke shënuar nisjen zyrtare të një prej ngjarjeve më të rëndësishme artistike të këtij sezoni.

Ekspozita sjell për publikun mbi 150 vepra të realizuara nga 64 artistë shqiptarë dhe të huaj, të përzgjedhura nga një juri ndërkombëtare. Pjesëmarrësit përfaqësojnë më shumë se 25 vende të botës, duke e shndërruar Pogradecin në një pikëtakim të rëndësishëm të artistëve dhe dashamirësve të teknikës së akuarelit.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, i cili vlerësoi festivalin si një ngjarje me rëndësi të veçantë për jetën kulturore të qytetit dhe për promovimin e tij në arenën ndërkombëtare. Të pranishmit theksuan se aktivitete të këtij niveli jo vetëm pasurojnë kalendarin kulturor të Pogradecit, por krijojnë edhe ura bashkëpunimi mes artistëve nga vende dhe kultura të ndryshme.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte ndarja e 10 çmimeve të festivalit, me të cilat u vlerësuan artistët dhe veprat që spikatën për cilësinë artistike, origjinalitetin dhe mjeshtërinë në teknikën e akuarelit.

Festivali “Lin in Aqua 2” organizohet nga Qendra për Shoqëri Aktive (QSHA), me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, nën kurimin artistik të Foti Kllogjerit dhe Armand Xhikës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 12 korrik, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me krijimtarinë e artistëve nga Shqipëria dhe shumë vende të tjera të botës.

Përmes këtij festivali ndërkombëtar, Pogradeci forcon edhe më tej profilin e tij si një destinacion i rëndësishëm kulturor dhe artistik, duke promovuar dialogun ndërkulturor, kreativitetin dhe vlerat universale që përcjell arti.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...