Peshkimi në rënie, shtohen subjektet, pakësohet sasia. Ndër më të preferuarit korani i Pogradecit

Date:

Share post:

Numri i subjekteve të peshkimit gjatë vitit të 2025 është rritur me 2.52% duke bërë që numri total i anijeve të shkojë në 854, por shtim flote zuri më pak peshk në rrjetë.
Në vitin 2025, sasia e peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore ishte 15.153 tonë, duke shënuar një rënie prej 7,9 %, krahasuar me një vit më parë që ishte 16.452 tonë.

Ku zërin më të rëndësishëm e ka rritja e peshkut në kushte artificiale, ku vetëm Akuakultura përbën 43,2 % (6.549 tonë). Ndërkohë kërkesat e mëdha për peshkun e liqenit të Pogradecit kanë bërë që sasia e rasateve të Koranit kësaj here të kapë shifrën e 2 milionëve, nga 1.8 që u hodhën në vitin 2024.

Në det specie kryesore që zihen më tepër nga drejta e subjekteve janë ato që kanë edhe më tepër vlerë si është karkaleci i thellësisë ku për vitin që lamë pas janë kapur 802 tonë, peshk merluc 693 tonë dhe sardele 765 tonë.

Ndërsa në ujerat e brendshme, sipas të dhënave të INSTAT peshku me sasinë më të lartë të zënë është karas 1.018 tonë, skortë 708 tonë dhe krap 546 tonë.

spot_img

Artikuj të lidhur

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, hetuesit e BKH-së sekuestrojnë disa dokumente

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar mesditën e sotme kontrolle në ambientet...