UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore, përplasje e re për planin e privatizimit të Kupës së Botës

Date:

Share post:

Më herët UEFA përshëndeti tërheqjen e FIFA-s nga plani, duke thënë se është koha për reformimin e institucionit, duke përmendur edhe presidentin Infantino.

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s ka hyrë në një fazë të re, pasi qeveria e futbollit evropian po shqyrton seriozisht ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj FIFA-s dhe presidentit të saj, Gianni Infantino, lidhur me planin tashmë të braktisur për privatizimin e një pjese të të drejtave komerciale të Kupës së Botës (20%).

Sipas mediave britanike, UEFA i ka dërguar një letër zyrtare Infantinos, duke e njoftuar se po vlerëson ngritjen e një padie, arbitrazhi ose ankese rregullatore për projektin që parashikonte përfshirjen e investitorëve privatë në të ardhurat komerciale të turneut më prestigjioz të futbollit.

Projekti i propozuar nga Infantino hasi në kundërshtim të fortë nga UEFA, konfederatat e tjera dhe sponsorët kryesorë të FIFA-s, duke bërë që institucioni botëror i futbollit të tërhiqej nga iniciativa.

Në letrën e saj, UEFA kërkon që FIFA dhe Gianni Infantino të ruajnë të gjitha dokumentet dhe të dhënat elektronike që lidhen me këtë projekt, duke paralajmëruar se çdo fshirje ose shkatërrim i provave mund të sjellë pasoja ligjore.

Gjithashtu, procedurat e mundshme ligjore mund të përfshijnë edhe investitorë dhe institucione financiare të përfshira në projekt, si Joshua Kushner, Greg Maffei, JP Morgan dhe OpenEconomics, të cilëve u është kërkuar të ruajnë të gjithë dokumentacionin përkatës.

Marrëdhëniet mes presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe homologut të tij në FIFA, Gianni Infantino, kanë qenë të tensionuara prej kohësh, ndërsa kjo çështje ka thelluar edhe më shumë konfliktin mes dy organizatave.

UEFA kishte paralajmëruar se federatat e saj anëtare mund të bojkotonin Kupën e Botës në rast se projekti do të miratohej. Edhe pse FIFA ka hequr dorë nga plani, UEFA nuk përjashton ndjekjen e rrugës ligjore dhe i ka lënë Infantinos afat prej pesë ditësh pune për të konfirmuar se do të ruajë të gjitha provat dhe dokumentet që lidhen me këtë çështje.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...