Rëndohet bilanci tragjik i aksidentit të së mërkurës në aksin rrugor Manëz-Sukth. Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili ishte plagosur rëndë në përplasjen e automjetit.

Me vdekjen e tij, shkon në katër numri i viktimave të aksidentit.
Në vendngjarje humbën jetën Kleo Vrioni, 25 vjeç, shtetasja italiane Sara Brugnatelli, 26 vjeç, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.
Në aksident mbetën të plagosur rëndë edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, si dhe Rejsi Vrioni, i cili arriti t’i mbijetojë përplasjes tragjike.
Pesë personat po ktheheshin pasi kishin kaluar disa orë në një lokal me muzikë live në Gjirin e Lalzit.
Ngjarja ka tronditur rëndë familjet e viktimave dhe komunitetin këtej e përtej Adriatikut, ndërsa vijojnë hetimet për rastin.
©ZëriOnline


