Shpërthim me tritol në derën e një banese në Vorë

Date:

Share post:

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Vorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së shtetasit me inicialet F. Sh.Sipas informacionit paraprak të policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të lehta materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

“Vorë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë, në derën e banesës të shtetasit F. Sh ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi ka patur dëme të lehta materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.”, njofton policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...