Tragjedi në Zvicër, përmbyset autobusi me 48 pasagjerë! Raportohen viktima e të plagosur

Date:

Share post:

Një autobus turistik me 48 persona në bord është përfshirë në një aksident në pjesën lindore të Zvicrës, midis qyteteve Zernez dhe Susch, në rajonin e Engadinës. Sipas policisë, “disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur“. Numri i saktë ende nuk është bërë i ditur.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të pasdites. Familjarë kanë deklaruar për gazetën De Telegraaf se ishin informuar “në orën 18:45 se kishte pasur disa viktima“.

Autobusi, i cili i përket një operatori holandez udhëtimesh, është batuar në njërën anë të rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur disa ambulanca dhe të paktën pesë helikopterë.

Sipas gazetës zvicerane Blick, grupi kishte nisur udhëtimin të hënën, por ende nuk është e qartë se cili ishte destinacioni i tyre.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...