Ja rrugët e bllokuara për automjetet gjatë sezonit turistik në Durrës

Date:

Share post:

Pas miratimit në Këshill Bashkiak të vendimit për parkimin me pagesë në rrugët dhe sheshet kryesore të Durrësit, nga kjo e shtunë nis dhe kufizimi i kalimit të automjeteve në Rrugën Tregtare dhe ndalimi i parkimit në njërin krah të rrugës “Taulantia” gjatë orëve të mbrëmjes. 

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik Bashkia e Durrësit ka vendosur që bulevardi “Epidamn” të kthehet në një hapësirë pedonale nga 29 qershori deri në 15 shtator, prej orës 19:00 – 23:00, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve, por edhe e vizitorëve të shumtë që vijnë në qytetin e Durrësit për të kaluar pushimet. 

“Duke patur parasysh që vitin e kaluar kjo nisëm u mirëprit nga qytetarët dhe bizneset këtë vit është menduar që të zgjatet më shumë afati kohor i ndalimit të mjeteve për arsye që të bëhet e mundur reduktimi më i madh i trafikut dhe krijimi i hapësirave për këmbësorët. Për këtë qëllim bashkia ka njoftuar në rrjetet e saj sociale se:

Ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn, që përkon me segmentin rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane, nga data 29.06.2024 deri më datë 15.09.2024, prej orës 19:00 – 23:00.

Për ti ardhur në ndihmë fluksit të automjeteve, do të bëhen ndryshimet e akseve rrugore, sipas planvendosjes, si më poshtë:

-Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, me një sens lëvizje (ngjitja drejt Vilës së Zogut)

-Rruga “Telha Çela” dhe rruga “11 Dëshmorët e Stanit”, me një sens lëvizje (zbritja në drejtim të Muzeut të Dëshmorëve)

Ndalohet parkimi i automjeteve përgjatë orarit 19:00-23:00 nga data 29.06.2024 deri më datë 15.09.2024 si më poshtë:

a)​Rruga “Anastas Durrsaku” (Segmenti nga Kisha Ortodokse – Shkolla Gjergj Kastrioti), ndalim parkimi i automjeteve

b)​Rruga “Hysen Matlija” dhe Rruga “Mbretëresha Teuta” (Shkolla Italiane), ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje

c)​Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje.

Ndalohet parkimi i automjeteve përgjatë gjithë ditës Rruga “Taulantia” në njërin krah të rrugës nga kjo e shtunë, 29 qershor deri më datë 15 shtator.”

Në këto segmente sinjalistika horizontale e parkimit është fshirë me të zezë, për të orientuar qytetarët ndalimin e parkimit në atë krah të rrugës.

Në përpjekje për të bindur qytetarët për zbatimin e këtyre ndalesave, Bashkia e Durrësit i fton të gjithë qytetarët që të lënë makinat dhe të shijojnë shëtitjet në këmbë në bulevardin kryesor të Durrësit në këto mbrëmje verore.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...