Gjykata lë në burg Armando Gegën për vrasjen e rojes së pallatit

Date:

Share post:

Në Gjykatën e Vlorës është mbajtur këtë të shtunë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Leanth Bylyku, i njohur edhe me identitetin tjetër si Armando Gega. Ai u arrestua një ditë më parë nga forcat e policisë së Vlorës dhe ato operacionale në kuadër të operacionit të koduar “Në gjurmë”.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria kërkoi masën më të rëndë të sigurisë, “arrest me burg”. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata, e cila e konsideroi të ligjshëm ndalimin e tij dhe argumentet e paraqitura nga organi i akuzës si të bazuara dhe të mbështetura në prova të pakundërshtueshme.

Sipas dosjes hetimore, Armando Gega akuzohet si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, roje objekti në një pallat në ndërtim në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin prill të këtij viti dhe tronditi opinionin publik për brutalitetin dhe mënyrën e organizimit të saj.

Prokuroria dhe policia e qarkut bëjnë me dije se Gega ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal të strukturuar, i cili vepron në fushën e krimeve të rënda. Ai rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe, sipas hetimeve, ka pasur rolin e informatorit të grupit, duke ndihmuar në organizimin dhe ekzekutimin e krimit.

Në dosjen hetimore thuhet se Gega ka udhëtuar me automjetin e përdorur nga ekzekutori i dyshuar, një shtetas rumun i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe dyshohet se është larguar nga territori i Shqipërisë menjëherë pas krimit. Më tej, Armando Gega akuzohet se i ka dhënë informacione të sakta autorit të dyshuar dhe madje ka qenë ai që i ka siguruar armën e zjarrit.

Pas shqyrtimit të këtyre fakteve dhe provave të paraqitura në seancë, gjykata vlerësoi se ndaj të dyshuarit ekzistojnë indicie të forta që justifikojnë masën e paraburgimit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa strukturat e policisë janë në kërkim të personit tjetër të përfshirë në këtë vrasje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...