Naftëtarët e Bankers Petroleum në ditën e 10-të të grevës së urisë, apelojnë për ndërhyrje urgjente

Date:

Share post:

Në ditën e 10-të të grevës së urisë, punonjësit e Bankers Petroleum në Patos-Marinzë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet çdo ditë.

Naftëtarët i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit dhe Ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke theksuar se situata është kritike dhe kërkon vëmendje e përkrahje urgjente për të shmangur pasoja të rënda për jetën e tyre.

Më herët, ata kanë njoftuar edhe Kryeministrin Edi Rama, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe institucione të tjera shtetërore, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të konfliktit që ka çuar në pezullimin e punës në vendburimin më të madh të naftës në vend.

Sipas punonjësve, zgjatja e grevës rrezikon jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe prodhimin dhe ekonominë lokale, ndaj kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë dhe ndërhyrje institucionale pa vonesa.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...