Investime të reja/ Universiteti i Durrësit, hapet konkursi ndërkombëtar i masterplanit

Date:

Share post:


Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit ka shpallur Konkurs Ndërkombëtar për Projek-Ide Masterplani për ngritjen e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Ky masterplan, synon të sigurojë një strukturim të kujdesshëm hapësinor, që mundëson zgjerimin funksional të universitetit dhe integrimin e elementëve të rinj për mësimdhënie, kërkim, bashkëpunim ndërdisiplinor dhe zhvillim e jetës sociale brenda kampusit. Për më tepër, ky masterplan synon t’i shtojë qytetit të Durrësit jo vetëm një infrastrukturë bashkëkohore arsimore, por një pol inovacioni, kulture dhe sipërmarrje, ekonomikisht dhe funksionalisht të vetëmjaftueshëm, duke u bërë një pjesë e pandashme e veprimtarive aktuale dhe identitetit të ardhshëm të qytetit.

Referuar dokuementit në Agjencinë e Prokurimit Publik, do të zhvillohet konkursi ndërkombëtar i projektimit për ngritjen e kampusit të ri të Universitetit. Në përputhje me misionin e tij për të ofruar arsim cilësor dhe të aksesueshëm, Universiteti synon të zhvillojë një kampus që mbështet forma të reja të të mësuarit, të lidhura ngushtë me zhvillimet teknologjike dhe dinamikat shoqërore të kohës.

Masterplani do të përcaktojë vizionin, të detajuar në hapësirë dhe funksion, që do të drejtojë zhvillimin e mëtejshëm të kampusit, duke krijuar kushte për një mjedis të integruar, efikas dhe të qëndrueshëm, në përputhje me pritshmëritë e një universiteti bashkëkohor. Ky ekosistem do të karakterizohet gjithashtu nga vetëmjaftueshmëria funksionale dhe ekonomike, me hapësira dhe shërbime që jo vetëm mbështesin jetën universitare, por gjenerojnë të ardhura, krijojnë vende pune dhe ofrojnë funksione të hapura për komunitetin, duke forcuar qëndrueshmërinë afatgjatë të kampusit.

Sipas dokumentit, konkursi është i hapur për ekipet me përvojë në projekte arkitekturore, të projektimit urban dhe peizazhit, si dhe në zhvillimin e masterplaneve. Ekipi fitues duhet të dëshmojë një qasje kreative dhe novatore, e cila realizon funksionet e kërkuara në harmoni me kontekstin ekzistues.

Pesë finalistët do të shpërblehen me shumën prej 40.000 euro për dorëzimin e koncept-idesë. Por, ekipi fitues përpos çmimit prej 40.000 euro do të shpërblehet edhe me kontratën për zbatimin e projektit të masterplanit. E ndërsa, për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për tre vitet e fundit, ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 1.000.000 lekë.

Afati i i fundit për dorëzimin dhe hapjen e kërkesave për pjesëmarrje është deri më datë 3 dhjetor 2025, ora 15:00.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Haga dha verdiktin, Kosova në protestë: Çfarë pritet tani për Thaçin dhe tre ish-krerët e UÇK-së?

25 vite për Hashim Thaçin, 25 për Jakup Krasniqin, 18 për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin....

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...