E padëgjuar në sportin shqiptar, volejbollistja e Dinamos pezullohet dhe i kërkohet të bëjë ‘testin e gjinisë’

Date:

Share post:

Braziliania Nayara Ferreira ka një karrierë të pasur në vendlindje, Çeki, Finlandë, Spanjë, Portugali, Francë apo Arabinë Saudite.

Volejbolli shqiptar është hasur këto ditë me një ngjarje të padëgjuar më parë. Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira , është pezulluar përkohësisht nga Federata pasi ka pasur ankesa për të në lidhje me gjininë. Sipas Panorama Sport, disa sinjalizime nga rivalët kanë bërë që klubit të Dinamos t’i kërkohet që të kryejë një ‘test gjinie’ për 32-vjeçaren.

Duket se braziliania nuk e ka pritur mirë këtë ndodhi, por është e gatshme që së bashku me klubin t’i drejtohet gjinekologut. FSHV kërkon teste më të thelluara për të parë nëse më herët kemi të bëjmë me një ndërrim gjinie nga Nayara.

Situata nuk është pritur aspak mirë nga volejbollistja, që duket se është ndjerë e diskriminuar. Për momentin nuk ka asnjë reagim nga palët, por të gjithë janë kapur në befasi nga një kërkesë e tillë.

Deri në daljen e analizave nuk pritet ndonjë reagim, por fakt është se deri në këto momente Nayara Ferreira është e pezulluar.

Nëse shohim CV e saj, Nayara Ferreira ka qenë pjesë e klubeve të volejbollit si BMB/Mackenzie, San Bernardo, Sesi, Pinheiros në Brazil, apo Gran Canaria Spanjë, Kravole Pole Çeki, LP Vampula në Finlandë, Vitoria dhe Kairos në Portugali apo Al Ahly dhe Alula në Arabinë Saudite.

Këtë sezon Nayara Ferreira kaloi te Dinamo dhe në përvojën e parë në vendin tonë është hasur me diçka që nuk e ka ndeshur në shtetet ku ka qenë aktivizuar më parë./Shqiptarja.com

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren

Një 29-vjecar dhe një grua 32-vjecare, përfunduan në pranga dy ditë më parë pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale...

Fier/Arrestohet ish-kreu i Kadastrës dhe një biznesmen ndërtimi, dyshohet se falsifikuan dokumente pronësie

Ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Fierit. Burime...

Haga dha verdiktin, Kosova në protestë: Çfarë pritet tani për Thaçin dhe tre ish-krerët e UÇK-së?

25 vite për Hashim Thaçin, 25 për Jakup Krasniqin, 18 për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin....

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...