665 turistë zbarkojnë në Durrës, Anija luksoze rikthehet në port

Date:

Share post:

Porti i Durrësit ka mirëpritur këtë të diel anijen turistike “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila mbërriti me 665 turistë në bord, duke konfirmuar nisjen intensive të sezonit të kroçerave në vend.

Anija, me gjatësi 181 metra dhe me flamur të Ishujve Marshall, u ankorua në kalatën nr. 5 të portit. Në bord ndodheshin turistë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe vende të tjera.

“Nautica” rikthehet edhe këtë vit në Portin e Durrësit si pjesë e itinerarit të saj mesdhetar, duke sjellë qindra vizitorë të huaj të interesuar për të njohur Shqipërinë.

Gjatë qëndrimit ditor, turistët po vizitojnë qytetin e Durrësit, si dhe destinacione të tjera me rëndësi historike, kulturore dhe turistike, duke kontribuar edhe në gjallërimin e aktivitetit ekonomik lokal.

Me mbërritjet e njëpasnjëshme të anijeve turistike gjatë ditëve të fundit, Porti i Durrësit ka hyrë zyrtarisht në sezonin e kroçerave, duke vijuar të mirëpresë vizitorë nga vende të ndryshme të botës dhe duke forcuar pozicionin e tij si porta kryesore e turizmit detar në Shqipëri e rajon.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...