EES, më 10 Nëntor hyn në fuqi sistemi i ri i kontrollit elektronik të pasaportave biometrike në zonën shengen

Date:

Share post:

Komisioni Evropian ka konfirmuar se nga 10 Nëntori i këtij viti, në shtetet e zonës Shengen do hyjë në fuqi edhe kontrolli elektronik i pasaportave për hyrje-daljet e pasagjerëve, që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian.

Sistemi i hyrje-daljeve (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së.

Sistemi do të regjistrojë emrin e personit, llojin e dokumentit të udhëtimit, të dhënat biometrike, përfshirë këtu gjurmët e gishtërinjve dhe fotografimin e fytyrës.

“Ne po ndërtojmë një sistem të ri mbi ndërveprimin me bazat e të dhënave që mund të komunikojnë mes vete. Do të mirëpresim miliona vizitorë në Evropë në një mënyrë më të lehtë, dhe më të qetë. Kështu, për shembull, me sistemin e hyrje-daljes nuk do të kemi më kontroll manual të pasaportave. Dhe kjo do të shmangë dhe radhët, vonesat nga kontrollet manuale”, tha Anita Hipper, zëdhënëse e KE-së.

Sistemit i hyrje-daljes në BE u krijua që në nëntor 2017, po zbatimi i tij është shtyrë disa herë. Këtij sistemi do i nënshtrohen shtetasit e afro 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...