Bllokuan rrugët gjatë tubimit në Tiranë, policia gjobit 36 protestues

Date:

Share post:

Policia e Tiranës ka vendosur 36 gjoba ndaj pjesëmarrësve në protestën e një dite më parë, të cilët bllokuan qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Rrugën e Durrësit. Secili prej tyre është gjobitur me 5 mijë lekë.

Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit kanë penguar lëvizjen e automjeteve dhe nuk u janë bindur thirrjeve të përsëritura të punonjësve të policisë për lirimin e rrugës.

“Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...

Tragjedia në Elbasan/ Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh...

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...