Prangoset 48-vjeçari në kërkim për tentativë vrasjeje. U kap në Morinë duke tentuar të largohet nga vendi

Date:

Share post:

Një 48-vjeçar nga Durrësi u arrestua në tentativë për të dalë jashtë vendit, teksa ishte në kërkim për një tentativë për vrasje të kryer me armë zjarri një vit më parë. Operacioni u zhvillua në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, i cili synon lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim.

I dyshuari, F. K., u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në pikën kufitare të Morinës, ndërsa përpiqej të largohej nga Shqipëria. Komisariati i Policisë Durrës, pas koordinimit të verifikimeve dhe informacioneve, bëri të mundur arrestimin e tij.

Gjykata e Durrësit kishte lëshuar më parë urdhrin e arrestit ndaj tij, duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ngjarja për të cilën akuzohet 48-vjeçari kishte ndodhur në vitin 2023, ku dyshohet se ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lagjen nr. 8 të Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të dëmtuar.

Materialet procedurale janë dërguar tashmë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vijimin e hetimeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...