Astrologu i njohur korçar i jep fund jetës. Ja lidhja e tij me Durrësin

Date:

Share post:

Astrologu i njohur korçar, Jofiel Koço, 53 vjeç, i dha fund jetës mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga tarraca e një pallati 7-katësh pranë Pazarit të Korçës. Sipas raportimeve paraprake, Koço ishte ngjitur në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej është hedhur, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.

Jofiel Koço ishte një figurë e njohur në media, shpesh i ftuar në emisione televizive për të interpretuar yjet dhe për të diskutuar tema si jeta jashtëtokësore. Ai pretendonte se kishte korrespondencë me astrologë të tjerë në SHBA dhe Izrael mbi këto çështje.

Ai kishte mbaruar shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në qytetin e Durrësit për skulpturë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës. Sipas njoftimit zyrtar, “ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, nga ku dyshohet se 53-vjeçari është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...