Starton viti i ri akademik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit

Date:

Share post:

Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit (UAMD) hapi dyert për studentët e tij në këtë fillim të vitit të ri akademik. Në pesë fakultetet e këtij institucioni të arsimit të lartë 1500 të rinj të sapo regjistruar nisën udhëtimin e tyre në fushën e dijes, të gatshëm për të përfituar nga mundësitë e shumta që ofrojnë programet akademike.

Pas mbylljes së raundit të dytë të regjistrimeve, studentët e viteve të para u ulën për herë të parë në auditore, ndërsa java e parë e studimeve do të jetë e fokusuar në orientimin dhe njohjen e tyre me degët e përzgjedhura. Me regjistrimet ende të hapura, maturantët që nuk kanë marrë ende një vendim për degën e studimit kanë ende kohë për të bërë zgjedhjen e tyre, ndërsa universiteti ofron kuota të lira ende në shumë prej programeve të tij.

Deri më tani, rreth 1500 studentë janë regjistruar në programet Bachelor, ndërsa afërsisht 1000 të tjerë janë regjistruar për studimet e tyre në ciklin Master. Këto shifra janë premtuese për një vit të suksesshëm akademik në UAMD, që aktualisht numëron rreth 18,200 studentë të regjistruar në të dy ciklet e studimit.

Programet më të preferuara të këtij viti përfshijnë Infermierinë e Përgjithshme, Financë-Kontabilitet, Shkenca Kompjuterike, Drejtësi dhe Teknologji Informacioni, si dhe degë të reja si Edukimi për moshën 0-3 vjeç dhe Ekonomia qarkulluese. Ndër to, Infermieria vazhdon të kryesojë për shkak të kërkesave të tregut të huaj për infermierë, duke tërhequr një numër të madh studentësh. Programet tradicionale si Financë-Kontabiliteti, Menaxhim Biznesi dhe Drejtësia,  programi i integruar 5-vjeçar, mbeten gjithashtu ndër zgjedhjet kryesore.

Rektori i universitetit, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi në një deklaratë për mediat, konfirmoi se asnjë nga degët ekzistuese nuk rrezikon të mbyllet, duke theksuar vazhdimësinë e ofertës arsimore me 106 programe studimi të ndryshme në UAMD.

Viti i ri akademik ka filluar me entuziazëm, duke ofruar sfida dhe mundësi të reja për studentët e rinj dhe ata që rikthehen për të përfunduar studimet e tyre.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...