Fluisa Ismailati, nënë e dy fëmijëve dhe punonjëse e administratës publike, ka shënuar një arritje të veçantë në arenën ndërkombëtare të fotografisë. Ajo fitoi çmimin e tretë në edicionin e 15-të të konkursit prestigjioz Focus Award, i cili vlerëson talentet më të mira nga e gjithë bota në fushën e artit fotografik.
Fotografia që e dërgoi atë drejt këtij suksesi ishte një pamje mbresëlënëse e plazhit të Durrësit, të mbushur me pushues, duke kapur esencën e jetës verore në qytetin bregdetar.

Ismailati, ndonëse profesioniste në fushën e administratës, ka një pasion të thellë për fotografinë dhe për aftësinë e saj për të sjellë realitetin e përditshëm në një këndvështrim unik. Në këtë rast, një shkrepje e bukur, plot gjallëri dhe ngjyra, ndërsa shumëkush diskutonte për plazhet bosh të Adriatikut.
“Fotografia është për mua një mënyrë për të treguar historitë e përditshmërisë sonë, veçanërisht përmes kontrastit, dhe për të kapur bukurinë që shpesh e anashkalojmë,” tha ajo pas marrjes së çmimit.
Fitorja e saj në këtë konkurs ndërkombëtar është një nxitje e madhe për artistët e rinj shqiptarë, duke treguar se me pasion dhe përkushtim, suksesi mund të arrihet edhe në skenën globale.
Vali Qyrfyçi
©️zërionline


