Një operacion i ri koduar “Operacionalja 19,” çoi në arrestimin e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga përfundoi një 45-vjeçare, e cila akuzohet për përfshirje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Operacioni u realizua në qytetin e Durrësit, pas sigurimit të informacioneve nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e të kërkuarës. Shtetasja E.Shapka, lindur dhe banuese në Durrës, u arrestua me qëllim ekstradimi, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Bolonjës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të trafikimit të narkotikëve në kuadër të një organizate kriminale.
Aktualisht, po vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës për realizimin e ekstradimit të saj në Itali.
©️zërionline


