SPAK: Ja çfarë u sekuestrua gjatë kontrolleve në Shijak

Date:

Share post:

Policia e Shtetit ka kryer një seri kontrollesh në Shijak në kuadër të hetimeve të SPAK që kanë çuar në arrestimin e dy të dyshuarve, Jurgis Cyrbja dhe Ahmet Masha, ndërsa vijon kërkimi për Altin Hajrin, pronar i kompleksit “Golden”. Kontrollet u zhvilluan pas miratimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për kryerjen e veprimeve hetimore të zgjeruara.

Mbrëmjen e kaluar gjatë operacionit, policia ekzekutoi 2 nga tre vendimet e gjykatës, duke kontrolluar banesa, automjete dhe persona të lidhur me hetimet. Si rezultat, u sekuestruan disa sende të dyshuara si prova materiale, përfshirë pesë telefona celularë, një hard disk i jashtëm Verbatim, një pajisje regjistrimi, një shumë monetare prej 1,100 eurosh, si dhe dokumente pronësie. 

Hetimet për këtë rast të ndërlikuar vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të mbledhin prova të reja që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. 

Prokuroria e Posaçme ka falënderuar Europolin, Eurojustin dhe autoritetet franceze për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë hetimeve, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për rolin e saj të rëndësishëm në ekzekutimin e masave të sigurimit dhe kryerjen e kontrolleve. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...

Aksidenti te Ura e Dajlanit rëndon trafikun në mbikalim

Qarkullimi i automjeteve në hyrje të Durrësit është vështirësuar për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në...

Bllokuan rrugët gjatë tubimit në Tiranë, policia gjobit 36 protestues

Policia e Tiranës ka vendosur 36 gjoba ndaj pjesëmarrësve në protestën e një dite më parë, të cilët...