Masakra në Shkodër & Siguria/ AMP ngre akuza ndaj policëve: Lejuan largimin e personit “misterioz”

Date:

Share post:

Sjellja e efektivëve të policisë në vendngjarjen e masakrës së Shkodrës ka ngjallur dyshime të forta mbi mënyrën e kryerjes së detyrës së tyre në një situatë kaq të rëndë. Sipas burimeve hetimore, efektivët jo vetëm që nuk arritën të kontrollonin perimetrin e zonës dhe të neutralizonin këdo të dyshuar, por lejuan edhe largimin e një personi të tretë, i cili mund të jetë kyç për zbardhjen e ngjarjes. Ky veprim është konsideruar një shkelje e rëndë e procedurave standarde të sigurisë dhe përgjegjësisë, duke lënë vend për spekulime mbi efektivitetin e reagimit policor në raste emergjente dhe përkushtimin e tyre ndaj sigurisë publike.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka dorëzuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës, duke ngritur akuza për shpërdorim detyre ndaj katër efektivëve të Forcave Shqiponja lidhur me masakrën në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë katër persona. AMP deklaron se efektivët dyshohen për shpërdorim të detyrës, pasi lejuan largimin e një personi të tretë nga vendngjarja, i cili dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Buhatit.

Prokuroria pritet të thellojë hetimet për të zbardhur përgjegjësinë e grupit të efektivëve që ndodheshin në vendngjarje. Ndërkohë, identiteti i personit të paidentifikuar që shfaqet në pamjet nga vendngjarja mbetet ende i panjohur.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...