Kristel Karagjozi, një recital në vendlindje para nisjes së rrugëtimit në Austri

Date:

Share post:

E mërkura mbrëma në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” ishte tërësisht për pianisten e re dhe të talentuar, Kristel Karagjozi. Koncerti recital shënoi përshëndetjen e saj me publikun vendas, pas përfundimit të studimeve në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” dhe në prag të nisjes së një rruge të re akademike në Austri.  

Kristeli ka ndjekur pasionin për pianon që prej moshës 7-vjeçare.

“Ka qenë një dëshirë e madhe e imja dhe e familjes sime. Pianoja më ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit tim dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e jetës sime,” shprehet ajo.  

Repertori i koncertit përfshinte disa nga kryeveprat e muzikës klasike nga kompozitorë si Sibelius, Bach, Schubert dhe Prokofiev, të cilat u interpretuan me mjeshtëri, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut pas çdo performance. Një moment i veçantë dhe emocional i recitalit ishte dedikimi ndaj kompozitorit dhe muzikologut të njohur, Edmond Buharaja që u nda papritur nga jeta pak kohë më parë.  

Mësuesja e saj, Linda Zemblaku, vlerësoi Kristelin si një talent të jashtëzakonshëm, i cili ka shkëlqyer jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare. 

“Rikthimi në Shqipëri mbetet gjithnjë një mundësi e hapur,” thekson Kristeli, duke shtuar se “jeta është plot surpriza, ndaj kurrë mos thuaj kurrë!”  

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte performanca e përbashkët e Kristelit me mësuesen e saj Linda Zemblaku dhe vajzën e saj, Xheni Turku, një pjesë me tri palë duar, që vulosi këtë natë të këndshme për artdashësit durrsakë.

V.Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Cerciz Topullit, dorehiqet drejtori i Trashegimise Kulturore ne Gjirokaster Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka zhvilluar mbledhjen e parë pas shpalljes së situatës së rënduar në tregun e hidrokarbureve....