Babai i tre fëmijëve gjendet i mbytur në lumin e Shalës, ngjarja mbetet mister

Date:

Share post:

Shkodër – Pas katër ditësh kërkime intensive, është gjetur trupi i pajetë i Edison Oruqit, babai i tre fëmijëve, në ujërat e lumit të Shalës, në zonën e Komanit. Ishin familjarët ata që e zbuluan trupin gjatë kontrolleve të kryera paraditen e sotme, por rrjedha e fortë e ujit e bën të pamundur nxjerrjen e kufomës pa ndihmën e policisë dhe polumbarëve.
Edison Oruqi, banues në lagjen “Kiras” të Shkodrës, ishte zhdukur në mënyrë misterioze që prej mëngjesit të së shtunës. Ai punonte në një bujtinë pranë lumit të Shalës, dhe sipas dëshmive, ishte marrë nga një person tjetër për të transportuar materiale ndërtimi.
Sipas informacioneve, bashkëpunëtori i tij, një person i lidhur me pronarin e bujtinës, e kishte lënë Edisonin në një ishull të vogël me rërë, në një zonë ku varka nuk kishte mundësi të arrinte. Kjo e bën edhe më të paqartë dhe të dyshimtë zhdukjen e tij.
Zhdukja e Oruqit ngriti shumë pikëpyetje. Bashkëpunëtori i tij ka deklaruar se do ta rikthente Edisonin ditën tjetër, por pas kryerjes së punës, ai pretendon se e ka lënë në ishullin e rërës. Ishte pikërisht një punëtor tjetër, Skënder Pepkolaj, që denoncoi zhdukjen në polici.
Pepkolaj, në një deklaratë për mediat, shprehet: “Edisonin e kishte marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material ndërtimi dhe më pas ka thënë se e ka lënë në një ishull të vogël. Ne nuk e pamë më që nga ajo ditë.”
Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa kontrolle përgjatë lumit të Shalës për të gjetur Oruqin, por për katër ditë me radhë nuk pati asnjë rezultat. Vetëm sot, familjarët arritën të lokalizonin trupin, ndërsa presin ndihmën e autoriteteve për nxjerrjen e tij nga uji.

Familja dhe të afërmit e viktimës kanë bërë thirrje për një hetim të plotë për të zbuluar rrethanat e vërteta të kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të kuptuar nëse zhdukja dhe mbytja e tij ishin aksidentale apo pasojë e ndonjë akti të qëllimshëm.
Edison Oruqi, i njohur si një njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe punës, lë pas tre fëmijë të vegjël dhe bashkëshorten, e cila kërkon drejtësi dhe qartësi mbi atë që ndodhi. Trupi i tij pritet të nxirret nga uji me ndihmën e polumbarëve në orët në vijim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...