Majko për arrestimin e Veliajt: Pushteti nuk është radhë qumështi, vendoset në zgjedhje

Date:

Share post:

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka komentuar sot në Kuvend arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke pranuar se kjo situatë ka vënë në vështirësi atë dhe kolegët e tij përballë historisë së Partisë Socialiste dhe publikut.

“Ashtu si shumë kolegë të tjerë, ndihem në pozitë të vështirë përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt. Përveç fëmijës, të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata,” deklaroi Majko.

Ai i është përgjigjur edhe deklaratave të opozitës, e cila ka përsëritur se “është radha jonë” për të ardhur në pushtet. Majko ka ironizuar këtë qëndrim, duke theksuar se pushteti nuk është një radhë qumështi, por vendoset me votë.

“Pushteti nuk është radhë qumështi, e as radhë kosi. Radha për pushtetin do të caktohet nga kutitë e votimit dhe zgjedhjet e 11 majit,” tha ai.

Majko vuri në dukje se, ndryshe nga akuzat që opozita ka drejtuar ndaj SPAK dhe ambasadorëve të huaj, askush nga mazhoranca nuk ka sulmuar institucionet e drejtësisë apo përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Askush nga ne nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar, SPAK-un për organizatë kriminale apo ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm. Kam përshtypjen se keni një perceptim të gabuar mbi marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë,” u shpreh ai.

Në përfundim, Majko theksoi se e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet është përballja me votën e qytetarëve.

“Do takohemi te kutitë e votimit dhe do ta shikojmë se kush do të jetë radha e kujt. Kaq!”, përfundoi ai.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do...

Roskovec/ Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas burimeve daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar...

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...