Gjendja e Papa Françeskut përkeqësohet, Vatikani në alarm

Date:

Share post:

Papa Françesku, i cili është shtruar në spitalin Gemelli të Romës që nga 14 shkurti për shkak të pneumonisë, ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore këtë të shtunë, më 22 shkurt. Sipas njoftimit të Vatikanit, mëngjesin e sotëm, Ati i Shenjtë përjetoi një krizë të zgjatur astmatike të frymëmarrjes, e cila kërkoi administrimin e oksigjenit me fluks të lartë. Gjithashtu, ai iu nënshtrua një transfuzioni gjaku për të trajtuar aneminë e evidentuar në analizat e fundit. Aktualisht, gjendja e tij mbetet kritike.
Më parë gjatë javës, raportet tregonin një përmirësim të lehtë të shëndetit të Papës, me parametrat hemodinamikë të qëndrueshëm dhe mungesë temperature. Ai ishte në gjendje të merrte frymë në mënyrë autonome dhe zemra i funksiononte normalisht.

Megjithatë, përkeqësimi i sotëm ka ngritur shqetësime të reja për shëndetin e tij. Nëse gjendja e tij vazhdon të përkeqësohet, ekziston mundësia që Papa Françesku të konsiderojë dorëheqjen nga detyra, sipas deklaratave të kardinalit Gianfranco Ravasi.

Besimtarët dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdojnë të luten për shërimin e tij të shpejtë dhe të plotë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tronditet sërish Gjilani, vritet me armë zjarri një 29-vjeçar; dyshohet se autor është babai i tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë, në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një...

Do të shiste pistoletën, pranga 29-vjeçarit në Kamëz

Një 29-vjeçar, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO, për trafikimin e...

Elita e artit botëror/ Helidon Xhixha zgjidhet Akademik Nderi në Firence

Skulptorit shqiptar Helidon Xhixha i shtohet një tjetër vlerësim në rrugëtimin e tij ndërkombëtar. Artisti nga Durrësi është...

Humb jetën 45-vjeçari Devolli nga shpërthimi i makinës në Gjirokastër, u përdor eksploziv

Ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si Çilo, i cili mbeti...