Operacioni “Winter” në Kavajë/ 13 të arrestuar për trafik droge, sekuestrim të armëve dhe lëndëve narkotike

Date:

Share post:

Një mega-operacion antidrogë i zhvilluar në Kavajë një ditë më parë, siç pati raportuar dhe Zëri Online, ka çuar në arrestimin e 13 personave, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim dhe një është nën hetim.

Operacioni, i koduar “Winter”, u zhvillua pas një hetimi të gjatë mbi aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, të gjetura në një ambient të përshtatur për këtë qëllim.

Si rezultat i hetimeve, u ekzekutuan urdhër-arreste për 13 persona:

  • Renaldo Gjondeda, 35 vjeç, Rrogozhinë
  • Rudi Dimni, 29 vjeç, Kavajë
  • Elion Danai, 22 vjeç, Kavajë
  • Rexhep Lushka, 25 vjeç, Kavajë
  • Ramazan Kola, 19 vjeç, Kavajë
  • Alesio Shaba, 23 vjeç, Kavajë
  • Rei Shaba, 21 vjeç, Kavajë
  • Endri Meçja, 29 vjeç, Kavajë
  • Besnik Belba, 33 vjeç, Kavajë
  • Serxho Abazi, 25 vjeç, Kavajë
  • Kujtim Veizi, 52 vjeç, Kavajë
  • Bardhyl Dumullaku, 50 vjeç, Synej
  • Arben Xhihani, 38 vjeç, Kavajë

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë N. M., 32 vjeç, ndërsa B. D., 32 vjeç, është shpallur në kërkim.

Sekuestrimet dhe provat materiale

Nga operacioni u sekuestruan:

80 doza kokaine

620 doza kanabisi

2 peshore elektronike

Pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike

Shuma parash në euro dhe lekë

  • 19 celularë

Sipas hetimeve, këta persona shisnin lëndë narkotike, kryesisht afër shkollave në Kavajë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tronditet sërish Gjilani, vritet me armë zjarri një 29-vjeçar; dyshohet se autor është babai i tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë, në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një...

Do të shiste pistoletën, pranga 29-vjeçarit në Kamëz

Një 29-vjeçar, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO, për trafikimin e...

Elita e artit botëror/ Helidon Xhixha zgjidhet Akademik Nderi në Firence

Skulptorit shqiptar Helidon Xhixha i shtohet një tjetër vlerësim në rrugëtimin e tij ndërkombëtar. Artisti nga Durrësi është...

Humb jetën 45-vjeçari Devolli nga shpërthimi i makinës në Gjirokastër, u përdor eksploziv

Ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si Çilo, i cili mbeti...