Ngrica e madhe dhe Qytetet nëntokësore

Date:

Share post:

Në tekstet e lashta të Zoroastrit përshkruhet një ngjarje katastrofike që tronditi Tokën: një periudhë e papritur dhe e shkurtër akulli, e njohur si “ditët e Malkushit”, e cila zgjati rreth tre vjet. Para kësaj fatkeqësie, hyjnia Ahura Mazda ofroi një mundësi shpëtimi: ndërtimin e qyteteve nëntokësore për të mbrojtur njerëzit nga i ftohti. A mundet kjo histori, që duket të ketë ardhur nga një roman fantastiko-shkencor, të fshehë një të vërtetë më të thellë?

Ajo që shihni në foto është Derinkuyu, një qytet misterioz nëntokësor i vendosur në Turqi, në rajonin e Kapadokisë. Sipas arkeologëve, bërthama e këtij qyteti ka ekzistuar tashmë 2800 vjet më parë, të paktën 8 shekuj para Krishtit. Ky qytet i gërmuar 85 metra thellë, mund të strehojë deri në 20 mijë njerëz, dhe është më i madh se sa një shpellë e zakonshme.

Derinkuyu nuk është një shpellë e thjeshtë. Ajo është një strukturë komplekse, me 18 kate nën tokë, që përfshin puse, kapela, stalla, shkolla dhe madje zona të dedikuara për prodhimin e verës dhe vajit. Disa pjesë të qytetit tregojnë shenja të ripërdorimit në epokën mesjetare, duke përfshirë shtimin e struktura fetare të krishtera, por bërthama origjinale daton nga një periudhë shumë më e hershme.

Qyteti u “rizbulua” vetëm në vitin 1963, kur një burrë, ndërsa rinovonte shtëpinë e tij, gjeti aksidentalisht një tunel që e çonte në këtë qytet të nënndheshëm. Derinkuyu është bërë një nga dëshmitë më të jashtëzakonshme të zgjuarsisë së lashtësisë njerëzore.

Por Derinkuyu nuk është i vetmi qytet i tillë. Ndërsa teknologjitë moderne na lejojnë të eksplorojmë nëntokën, zbulojmë se qytetet nën tokë dhe rrjetet e tuneleve janë të përhapura në shumë vende të botës:

Egjipt: Nën rrafshnaltën e Gizës, ekziston një sistem i gjerë nëntokësor me shpellat, tunelet dhe lumenjtë e krijuar nga njeriu. Disa studiues kanë dokumentuar pasazhe që shtrihen për kilometra, duke sugjeruar se egjiptianët e lashtë mund të kenë zotëruar teknika të avancuara gërmimi.

Guatemala: Nën kompleksin piramidale të Tikalit, janë hartuar mbi 800 kilometra tunele, shumë prej të cilëve ende të paeksploruara.

Kinë: Në vitin 1992, 24 shpella artificiale u zbuluan në provincën Zhejiang, të gërmuara me një saktësi të jashtëzakonshme.

Evropa: Mijëra tunele të epokës së gurit, të njohura si “Erdstall”, shtrihen në të gjithë kontinentin, duke i lënë arkeologët të pyeten për qëllimin e tyre fillestar.

Rreth 12,000 vjet më parë, Toka u godit nga një periudhë e papritur dhe intensive akulli, e quajtur Dryas i Ri. Ky ngjarje, e cila zgjati afërsisht 1300 vjet, shkaktoi një rënie drastike të temperaturave dhe prishi ekosistemet globale. A mund të jenë “ditët e Malkushit” të përshkruara nga Zoroastrit një kujtim i shtrembëruar i kësaj kataklizmi? Dhe nëse po, a mund të kenë ndërtuar qytetet nën tokë si Derinkuyu për t’u mbrojtur nga i ftohti?

Por ka edhe më shumë: nga çfarë, ose nga kush, u mbrojtën të lashtët duke gërmuar këto qytete? Si ishte e mundur që njerëzit që teorikisht nuk e njihnin hekurin apo rrotën të krijonin vepra kaq komplekse? Edhe me teknologjinë e sotme, ndërtimi i një qyteti si Derinkuyu do të kërkonte dekada të tëra punë.

Çfarë na fsheh e kaluara jonë? A mund të ketë qytetërime të harruara, tashmë të zhdukura, që lanë gjurmë të kalimit të tyre nën këmbët tona?

Durrësi është një tjetër qytet i lashtë që ka tunele nën tokë. Një prej tyre ndodhet nën sheshin pranë bashkisë dhe del në det.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, humbin jetën 14 persona; 22 të plagosur

Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të...