Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 3-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa motra e tij 7-vjeçare është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT.

Sipas burimeve zyrtare të policisë dhe spitalit, më 21 shkurt 2025, shtetasi Samet Hasmegaj dërgoi dy fëmijët e tij në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Shkodër, pasi shfaqën simptoma të një viroze stinore. Pas mjekimit, ata u rikthyen në banesë.
Megjithatë, një ditë më pas, gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua dhe S. Hasmegaj i çoi sërish në spital. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 3-vjeçari nuk mundi të mbijetojë, ndërsa e motra u transportua në Tiranë për kujdes të specializuar. Rezultatet e analizave do të përcaktojnë shkakun e vdekjes. Dyshohet përveç virozës dhe konsumi i helmit kundër minjve, që të miturit mund ta kenë konsumuar në padijeni dhe pakujdesi të prinderve.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së të miturit.
©️zërionline


