Prangoset autori i dyshuar për djegien e një automjeti, zbulohet edhe lëndë narkotike në banesën e tij

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Emilian Basha, 32 vjeç, si autorin e dyshuar të djegies së një automjeti dy javë më parë në qytet.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 13 shkurt në lagjen nr. 10, ku është djegur automjeti në pronësi të shtetasit G. Gj. Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar dhe arrestuar 32-vjeçarin, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Basha akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Punëtori humb jetën në kantierin e Alabarit, po hetohen shkaqet

Një punëtor rreth 40 vjeç ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje, teksa punonte në kantierin e...

Zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Durrësit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues prokurorin Edmond Koloshi për postin e drejtuesit të Prokurorisë së...

Aksident në rrugën Sarandë–Ksamil, përplasen tre automjete

Për disa minuta u bllokua qarkullimi, në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe Policia.2 turistë spanjollë kanë mbetur të plagosur...

Fshihej në Durrës, arrestohet durrsaku i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 11 vite burg

I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Itali me mbi 11 vite burg për trafik droge,...