22 kërkesa janë paraqitur me objekt “Lejim votimi”, shumica prej tyre nga persona në vuajtje të dënimit, ose pritje të tij.
Mes aplikuesve është edhe një qytetar i lirë, por pjesa dërrmuese e kërkesave përfaqësohet nga institucionet e vuajtjes së dënimit: 14 të dënuar nga IEVP Durrës, 6 nga IEVP Rrogozhinë dhe 1 nga IEVP Kavajë kanë kërkuar të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Gjykata ka pranuar 18 prej tyre, ndërsa 4 kërkesa janë rrëzuar. Vendimet janë marrë në bazë të dokumentacionit dhe rrethanave ligjore të secilit rast, duke nxjerrë në pah edhe një herë rolin e sistemit të drejtësisë në garantimin e të drejtave të njeriut, edhe brenda mureve të burgut.
©️zërionline


