Skeda penale e viktimës

Date:

Share post:

Ermir Dedja, 29-vjeçari nga “Katër Rrugët e Shijakut”, humbi jetën pas një atentati me armë zjarri në një lagje të Durrësit, ku kalonte ditë e net me shoqëri. Ai u dërgua në spitalin e Durrësit me dy plagë, në gjoks dhe në kurriz. Plaga në gjoks rezultoi fatale, pasi plumbi përshkoi aortën, duke i shkaktuar vdekjen.

Dedja ishte një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë në Durrës, me një të kaluar të ngarkuar penale. Në vitin 2023 u dënua me 7 muaj burg për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik, ndërsa në vitin 2021 për largim nga vendi i aksidentit. Më herët, në vitin 2017, u dënua me 8 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje thike.

Në një tjetër rast, ai u arrestua për një vepër penale, por u shpall i pafajshëm për akuzën e përkrahjes së autorit të një plagosjeje në Shijak.

Emri i tij u përmend për herë të parë në vitin 2015, kur, në moshën 19-vjeçare, u ndalua për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike (marijuanë), së bashku me dy persona nga Hasi, të cilët tentuan ta trafikonin drogën, të blerë prej Dedjes, drejt Kosovës.

Hetimet për vrasjen e 29-vjeçarit vijojnë, ndërsa pista kryesore që po heton policia lidhet me larjen e hesapeve mes personave me precedentë penalë, megjithatë nuk përjashtohen as pista të tjera.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...