Atentati/ Videoja tregon makinën e autorëve, mjeti u gjet i djegur në Gërdec me armën brenda

Date:

Share post:

Hetimet për vrasjen mafioze të Ermir Dedjas në Durrës kanë hyrë në një fazë të re pas publikimit të një videoje dhe gjetjes së mjetit të përdorur në krim gjatë ditës së sotme. Pamjet filmike të siguruara nga një banor në zonë tregojnë një automjet që duket i tipit Seat Leon, i vitit 2022, që lëviz në zonën ku ndodhi atentati. Dyshohet se me këtë mjet udhëtonin autorët që ekzekutuan Dedjan, që sipas burimeve policore është anëtar i grupit të njohur kriminal të Avdylajve.

Në video dëgjohet qartë një e shtënë arme zjarri, ndërsa dy qytetarë shfaqen duke vrapuar për t’i shpëtuar plumbave, gjë që dëshmon qartazi panikun dhe rrezikun në zonën e populluar ku ndodhi ngjarja dhe pse natë.

Vetëm disa orë pas atentatit, policia gjeti në fshatin Gërdec automjetin e djegur të dyshuar si mjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i krimit. Brenda makinës, hetuesit zbuluan edhe armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për vrasjen.

Provat, videot e kamerave te sigurise dhe arma e gjetur, janë tashmë në duart e grupit hetimor dhe po i nënshtrohen analizave kriminalistike, për të zbuluar gjurmë biologjike, balistike apo materiale që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të atentatit. Policia po punon paralelisht me verifikimin e kamerave të tjera të sigurisë dhe dëshmitarëve që ndodheshin në zonë në momentin e krimit, por ekzekutori ka qenë profesionist dhe gjurmët e lëna pas të pakëta. Zjarri që iu vu makinës ka prishur shumë prej tyre.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...