Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja, anëtar i njohur i grupit të Avdulajve. Hetuesit besojnë se ata kanë ndihmuar në sigurimin e mjetit dhe organizimin logjistik të atentatit, duke bashkëpunuar ngushtë me ekzekutorin , ende i paidentifikuar nga policia.
Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së të hënës në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar. Viktima po ecte në trotuar, kur një makinë tip Seat iu afrua dhe autorët qëlluan ndaj tij nga brenda automjetit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, sipas verifikimeve në sistemin TIMS, dy të dyshuarit janë larguar nga territori i Shqipërisë. Ndërkohë, në Gërdec disa orë pas ngjarjes u gjet një automjet i djegur, ku ekspertët e kriminalistikës kanë sekuestruar prova materiale dhe po presin rezultatet e analizave laboratorike.
©️zërionline


