Siguria kibernetike, sfida e Ballkanit Perëndimor

Date:

Share post:

Kërkohen 166 ekspertë të tjerë për të përballuar sulmet

Mbi 100 ekspertë nga Ballkani u mblodhën në Durrës ku u zhvillua një nga ngjarjet më të mëdha rajonale të sigurisë kibernetike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, ndërsa ky vit konsiderohet më i rëndësishmi për investimet në mbrojtje të kufijve kombëtarë dhe rajonalë digjitalë.

Pas sulmeve kibernetike që nxorrën zbuluar sistemet e informacionit shqiptar dhe cenuan shërbimet online, Shqipëria deklaron se ka investuar për të forcuar sigurinë dhe aktualisht renditet vendi i parë në rajon që ka ngritur Qendrën Kombëtare Operacionale të Monitorimit e cila ofron në kohë reale monitorim dhe mbështetje për parandalimin e incidenteve kibernetike.

Igli Tafa, drejtor i AKCESK deklaron se siguria kibernetike nuk është më një vizion i izoluar, por një vizion global ndaj konferenca e Durrësit i shërbeu bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit për të qenë së bashku. 

“Shqipëria ka pasur në mënyrë të përsëritur sulme kibernetike nga aktorë të ndryshëm prandaj investimi në fushën e sigurisë kibernetike në mënyrë të përbashkët me vendet e tjera ballkanike do të ishte një avantazh, një mundësi më e mirë për të qenë më të mbrojtur ndaj sulmeve të ardhshme.”

Ndërkaq Gani Zogaj, CERT Kosovë u shpreh: 

“Takimi i Durrësit është me rëndësi shumë të veçantë dhe për krijimin e kontakteve të reja në fushën e sigurisë kibernetike që shërbejnë dhe për të ardhmen dhe të ndajmë praktikat. Ndonjëherë është më mirë të mësojmë nga gabimet e të tjerëve. Kemi një siguri të mirë, po nuk ka siguri absolute”

Pas sulmeve kibernetike, vendi ynë ka ndërmarrë nisma të rëndësishme ligjore dhe investime konkrete për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të ekosistemit kibernetik shqiptar. Kreu i Autoritetit kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa shprehet i bindur se shërbimet dhe informacioni online sot janë më të sigurta, ndërsa projektligji do të detyrojë të gjithë aktorët publikë dhe privatë në vend që të investojnë në këtë drejtim.

 “Institucionet qeveritare janë shumë herë më të sigurta seç ishin pak muaj më parë sepse investimi në tre shtylla është bërë në mënyrë të vazhdueshme…kjo ka bërë që shërbimet dhe të dhënat e dixhitalizuara të jenë shumë herë më të mbrojtura. E njëjta gjë për sektorët financiare siç janë bankat dhe mikrokreditë.”

Rritja e kapaciteteve dhe ndarja e përvojave mes ekspertëve të Ballkanit konsiderohet një proces mjaft i rëndësishëm edhe për Kosovën, e cila ashtu si Shqipëria ka investuar në përmirësimin e legjislacionit dhe burimet njerëzore për të siguruar qëndrueshmëri.

Sipas kreut të CERT-it Kosovë, Gani Zogaj, është një sfidë globale, aq më shumë për vende si ato të Ballkanit Perëndimor që ballafaqohen me limitime buxhetore dhe të kapaciteteve “pasi ekspertët e kësaj fushe kanë treg të mjaftueshëm që të lëvizin në organizata dhe vende të ndryshme me të ardhura më të mira dhe kjo është një sfidë për ne vendet e Ballkanit Perëndimor në krahasim me vendet që kanë buxhete më të konsoliduara.”

Mbrojtja e infrastrukturave të informacionit mbetet një sfidë për të cilën duhet të angazhohen të gjitha qeveritë dhe shoqëritë.

Për të mbuluar nevojat e saj, Shqipërisë i duhen 390 ekspertë, nga 224 që ka aktualisht. Gjatë takimit në Durrës u deklarua se për të përgatitur armatën e re të ekspertëve digjitalë pritet të ngrihet një akademi e sigurisë kibernetike në vend.

 ©zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...