Elvis Presley në sytë e ikonave të muzikës botërore

Date:

Share post:

Elvis Presley është konsideruar një figurë e jashtëzakonshme që ka lënë gjurmë të thella në muzikën botërore, duke ndikuar breza të tërë artistësh. Figura e tij është përjetësuar në kujtesën e këngëtarëve më të mëdhenj të historisë, të cilët e konsiderojnë një burim frymëzimi dhe admirimi.

Mick Jagger, vokalisti i “Rolling Stones”, e përshkruan Elvisin si një artist origjinal dhe të pakrahasueshëm. Ai thotë: 

“Ai ishte një artist unik, origjinal në fushën e imituesve.”

Ndërsa John Lennon, një tjetër legjendë e muzikës rock, shprehet me të njëjtën ndjenjë vlerësimi: 

“Përpara Elvisit nuk kishte asgjë.”

Për Robert Plant, vokalistin e grupit “Led Zeppelin”, ndikimi i Elvisit filloi që në fëmijërinë e tij. Ai tregon se si imitoi ikonën e rock-ut duke e parë si një frymëzim të hershëm: 

“U fsheha pas perdeve… bëra sikur ishte skenë dhe imitova Elvisin.”

David Bowie e përjetoi ndikimin e Elvisit aq fort sa e lidhte me ditëlindjen e tij: 

“Elvisi ishte heroi im më i madh… mendoja se për shkak se kam lindur në të njëjtën ditë, kjo do të thoshte diçka.”

Një tjetër legjendë, Jim Morrison, shprehet se Elvisi dhe këngëtarët e blues dhe rock të asaj kohe hapën për të një botë të re të papritur dhe të mahnitshme. 

“Ndikimet e mia të para ishin këngëtarët e vjetër të blues dhe rock-ut, mbi të gjitha Elvisi. I

kam dëgjuar në moshën e duhur për t’u ndikuar prej tyre. Ata dukej se më hapën një botë të

re për të cilën as që dyshoja se ekzistonte,” thotë Morrison.

Paul McCartney, bashkëthemelues i “The Beatles”, kujton se si ai dhe miqtë e tij nga Liverpool ëndërronin të bëheshin si Elvisi: 

“Kur ishim fëmijë në Liverpool gjithçka që dëshironim ishte të ishim si Elvis Presley.”

Bob Dylan, një tjetër ikonë e muzikës, kujton ndikimin e fuqishëm që kishte zëri i Elvisit: 

“Herën e parë që dëgjova zërin e Elvisit, e dija se nuk do të punoja për askënd; askush nuk do të ishte shefi im.”

Johnny Cash përmend karizmën e Elvisit:

“Ai ishte vërtet i mirë. Në çdo shfaqje që kam bërë me të, nuk e kam humbur rastin të shikoj nga prapaskena.”

Për Nick Cave, Elvisi përfaqësonte muzikën që do ta shoqëronte deri në jetën e përtejme: 

“Do të isha shumë i lumtur të futesha në jetën e përtejme nga zëri i këngëtarit më të madh rock & roll.”

Bruce Springsteen e përshkruan ndikimin e Elvisit si një transformim të jashtëzakonshëm për identitetin: 

“Me Elvisin u bë e qartë se mund të përdorje fuqinë e imagjinatës për të transformuar veten.”

Isaac Hayes e cilëson Elvisin si një gjigant në botën e muzikës, ndërsa Keith Richards i “The Rolling Stones” e përshkruan Elvisin si njeriun që solli ngjyrë në një botë bardhë e zi: 

“Para Elvisit bota ishte bardh e zi. Më pas erdhi ai… dhe ishte tekniku i madh.”

Shumë artistë të mëdhenj, si B.B. King, Elton John, James Brown, Eddie Murphy, kanë shprehur vlerësimin e tyre për Elvisin, duke e cilësuar atë si një burim të pashtershëm frymëzimi. Për shumë prej tyre, Elvisi mbetet showman-i më i madh i të gjitha kohërave dhe një ikonë e pakrahasueshme që ndryshoi përgjithmonë botën e muzikës rock ‘n’ roll.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...